Fenomeni vendos ‘veton’: Largohet nga Kruzero dhe mendon shitjen e Vajadolid

Ronaldo (Fenomeni) mësohet se ka shitur pjesën e tij të aksioneve të Kruzeiro te Pedro Lourenço, klubit nga Belo Horizonte. Sipas shtypit brazilian, vlera e operacionit do të ishte e barabartë me rreth 117 milionë dollarë, baraz me 109 milionë euro, në këmbim të 90% të aksioneve të klubit që zotëronte ish-sulmuesi i kombëtares braziliane.
Fenomenit si aksioner i shumicës (ai zotëron 90%) së aksioneve të Kruzeiros me të cilin u bë i famshëm që në moshë 16 vjeç u vendos para kritikave të shumëta së fundi nga tifozët.
Ndërkohë në konferencën për shtyp në të cilën u zyrtarizua marrëveshja, Ronaldo deklaroi se së shpejti mund ta shqyrtojë edhe idenë e shitjes së Vajadolidit në Secunda në Spanjë: “Vajadolid është i radhës”, tha ai.
“Ka të ngjarë që në të ardhmen të bëj diçka që lidhet me sektorin e futbollit, por do të përpiqem të jem më i përgjegjshëm tani e tutje në projektet e mia”, shtoi Ronaldo, aksioner i shumicës së Real Vajadolid që nga viti 2018 (mban 82% që nga prilli 2020).
Nën presidencën e tij, klubi ra dy herë në Divizionin 2. Aktualisht në vendin e dytë dhe duke u përgatitur për të festuar një promovim të ri në La Liga.