Nga shtrati i lagur te madheshtia e Realit/ Rrëfimi unik i Rudiger…

  • “Nëse përballem me Mbapen në finale, do ta mposht. Nëse më driblon, do ta ‘shkatërroj’. Ramos mbrojtësi më i mirë në botë”.

Mbrojtësi i kombëaters gjermane njëherazi dhe i Real Madrid, Antonio Rudiger, në prag të sfidës me Bajern Myhin (Champions 21:00) këtë mbrëmje, ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalin Carré në YouTube.

Intervista në dukje shpesh me nuanca humori, ka patur brenda fakte mjaft interesante lidhur me jetën e tij por dhe me Mbape, sulmuesin e ardhëshëm të Real Madrid:

“Nëse luajmë kundër tij në finalen e Champions League? Do të fitojë nëse duhet të më driblojë unë do ta shkatërroj (qesh) Ai e fitoi Kupën e Botës në moshën 18-vjeçare, kjo e bën atë shumë të veçantë. Për mua lojtari më i mirë francez mbetet Zidan”, thotë Rudiger.

Pse Real Madridi duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve? Kush është më i forti në botë (futbollisti)?
“Për shkak të madhështisë së tij. Belingham është më i miri.”

Kush është mbrojtësi më i fortë në botë?
“Serxhio Ramos, ai përsëri. Ne duhet të respektojmë legjendat si ai, Tiago Silva, Pepe.”

Cilët janë dy sulmuesit më të vështirë për t’u evidentuar me të cilët keni luajtur?
“Unë do të them dy, CR7 dhe Aguero. Mbape? Ai nuk është një qendërsulmues i pastër, ai është një anësor. Por ai mund të jetë një problem shumë shpesh. Asnjë lojtar nuk më ka frikësuar”.

Pse ju pëlqen të frikësoni kundërshtarët tuaj?
“Për shkak se dua, më jep një ndjenjë super. Nuk jam në fushë për të bërë miq.”

Një batutë për historinë tuaj?
“Deri në moshën 15 vjeç lag-ja shtratin. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Është e vërtetë që nga njëra anë është poshtëruese, por nuk ka problem, është jeta. Çfarë mund të bëj për këtë? Kam hequr pijen pas orës 20:00 ( qesh, red.)”.

A është zgjedhje e duhur e Mbape te Real Madrid?
“Kush tha se ai do të vijë? Nuk ka asgjë zyrtare. Të gjithë lojtarët në botë kanë luajtur gjithmonë për Real Madridin… Pra, po, ai është një nga më të mirët në botë. Do të funksiononte mirë.”

Mendoni se e keni futur Mbapen në xhep kur e sfiduat për kombëtaren?
“Jo, jo! Mendoj se është mungesë respekti të flasësh për të kështu, sepse ai është një lojtar i madh dhe të gjithë bëjnë më të mirën, kështu që mbajeni këtë histori “xhepi” për mediat sociale. Por ne jetojmë në botën reale.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!