E pazakontë, Romario në fushë 58 vjeç

U shpall kampion bote me Brazilin në vitin 1994 mirpo Romario do të rikthehet në fushën e futbollit për të veshur fanellën e klubit, president i të cilit ka qenë që nga janari, America e Rio de Janeiro. Këtë e ka bërë të ditur platforma X (Transfer News Live).
58-vjeçari Romario u liçensua nga América-RJ për të luajtur në divizionin e dytë të ‘Campeonato Carioca’.
Romario: “Do të realizoj një ëndërr tjetër, duke luajtur në krah të djalit tim. Pak sportistë dhe futbollistë kanë mundësinë të luajnë së bashku me fëmijën e tyre.
Dhe unë në moshën 58-vjeçare jam ende në top formë. Shpresoj që ai të ma përcjell topin shpesh dhe të më bëjë të luaj, në mënyrë që të mbetem golashënuesi më i mirë”.