Mungon shenja ‘x’, Partizani- Laçi premton spektakël

Partizani- Laçi prej disa sezonësh është shoqëruar nga rivaliteti i madh sportiv. Ndonëse të kuqtë janë disa pikë më shumë në klasifikim, bardhezinjtë, së paku në dy fazat e para janë kaluar nga Partizani me mjaft vështirësi.

Dy gola në kohën shtesë (dy takimet e para sezonale) mbartin më vete edhe fatin që ka folur për kampionët në fuqi të Superiores. Në fakt, në 6-të përballjet e fundit mes tyre, mungon shenja X. Nëse Partizani fitoi dy sfidat e këtij sezoni (1-0 dhe 0-1), dy takimet e fazës përmbyllëse të edicionit të kaluar u fituan nga Laçi (3-2 dhe 1-2).

Me statistikat menjanë, dueli i orës 17-00 në ‘Kompleksin Partizani’, me pritshmëri të lartë. Për skuadrën e Shehit rruga e vetme për të mbajtur ritmin e ‘shfrenuar’ të Egnatias në krye, mbetet fitorja.

Trajneri i ‘Demave’ ka dy mungesa të diktuara nga kartonë dhe dëmtime. Sembene i pezulluar dhe Mehmeti (dëmtim) emrat jashtë. Gjithësesi duket se rekuperimi i mbrojtësit Preka por dhe gjëndja e përmirësuar e Kekos (virozë), armë të shtuara të Orges Shehit.

Kurbinasit, hiq mbrojtësin Kristian Da Lima (pezulluar), të gjithë të tjerët janë gati. Madje pas Bajramajt dhe Tresës edhe mesfushori Manellari konsiderohet gati për teknikun Josa. /Sportiim.al/

Abissnet Superiore, java e 20, sot:

Erzeni- Vllaznia 13.30 (në Rrogozhinë)

Partizani- Laçi 17:00

Skënderbeu-Dinamo 17:00

Luajtur të premten:

Kukësi- Egnatia 1-4

Teuta- Tirana 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!