Erzeni i përforcuar, Vllaznia me rikthime, dueli në Rrogozhinë

Dy sfidat e javës së 20 Abissnet Superiore luajtur dje, Kukësi- Egnatia 1-4 dhe Teuta- Tirana 2-2, e lënë stafetën për tre duelet e sotme të kësaj xhiroje në futbolin elitar. Erzeni- Vllaznia, Partizani- Laçi dhe Skënderbeu-Dinamo ndeshjet e kësaj të shtune…

Me fillim orën 13:30, Erzeni do të presë në stadiumin e Rrogozhinës Vllazninë e Shkodrës në një duel i cili pritet të jetë mjaft i luftuar. Shijakasit pasi larguan shumë lojtarë duket se me rikthimin e Kadriut, afrimin e Komolafes, Zogajt, Dakajt, Pujës, dhe së fundi të Junes Bnou Marzuk (ish lojtar i Juventus), e kanë rritur oreksin e pretendimëve.

Te Vllaznia, skuadra më në formë e momentit, llogaritë janë të bëra. Kuqeblutë kërkojnë të ruajnë me insistim zonën ‘Final Four’ dhe për të qënë të qetë në rrugëtimin e tyre, pritet të tentojnë tri pikët e radhës. Zhvillimet e fundit në merkaton hyrje- dalje nuk kanë patur ndonjë ndikim të madh. Sot mungon Krymi për kartonë ndërsa kthehen në formacion Juriç dhe Hakaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!