Skënderbeu-Dinamo, në mes …fitorja

Sot në Korçë, dueli i dy skuadrave me luhatje sportive me Haris Fakiç drejtorin sportiv të bardhekuqëve në të shkuarën dhe të bluve gjatë këtij sezoni.

Dean Liço në pikëpyteje dhe futbollistët e tjerë Ramos e Rabiu, të pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonave të verdhë, janë shqetësimet e mëdha të trajnerit Ivan Gvozdenoviç te Skënderbeu. I rekuperuar duket mbrojtësi veteran Erlis Frashëri (ditët e fundit me virozë stinore).

Ndeshja e orës 17:00 sot ndaj Dinamos vlerësohet si mjaft e vështirë për skuadrën korçare e cila prej javësh ka humbur terren në klasifikim.

Në anën tjetër Dinamo Siti e reduktuar kryesisht në repartet e pasme teksa mbrojtësi Mija dhe mesfushori i dalluar Andoni janë mungesa të sigurta, do të tentojë rikthimin te suksesi.

Rikthimi në skuadër i mbrojtësit Rustem Hoxha (nuk luajti dy ndeshjet e fundit) mundësi reale për grupin e trajnerit Mehmeti i cili mund ti japë minuta edhe afrimëve të fundit. Te blutë afrimet e Mori Bamba, Jorgo Meksi (ish i Skënderbeut), Ardit Tahiri, Stiven Janku dhe Kilian Çuni, vlerë e shtuar të klubit 18 herë kampion i vendit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!