Tiago Silva, rikthehet në Brazil
Shkëmbim idesh me Silvën dhe presidentin Mario Bitenkourt në Instagramin zyrtar të klubit, “vulos” rikthimin e veteranit në Brazil.
Tiago Silva futbollisti i Çelsit gati për të nënshkruar për Fluminense një kontratë dy vjeçare. Ky është lajmi që lidhet me fatin e futbolistit 39 vjeçar të bluve të Londrës.
Në fakt, qëndërmbrojtësi brazian e ka nisur aventurën e tij pikërisht me Fluminense ndërsa gjatë sezonit 2009-2010 i’u bashkua Milanit në Serie A.
Më pas aventura për tetë sezone te PSG për të lëvizur drejt Premier League në 2020-ën si pjesë e Çelsit. Klubi brazilian e ka ‘veshur’ me uniformën e re teksa te fituesit e Libertadores 2023 do të gjëjë dhe veteranët Marselo e Felipe Melo./Sportiim.al/