Everton rrezikon sërish, amerikanët paralajmërojnë tërheqjen

Pretendonin pronësinë e klubit para fundit të vitit, Premier League nuk i’njeh’ në 2023-in

Everton sërish në telashe. Klubi famshëm anglez është pranë një tjetër rreziku administrativ pasi pronarëve të rinj të mundshëm ‘777Partners’ u është bërë e ditur nga Premier League se nuk kanë asnjë shans mbi marrjen e shpejtë të pronësisë.

Kjo situatë e re i ka bërë amerikanët të marrin një pozicion të ri pasi ata janë të vendosur të ndalojnë financimin e mëtejshëm të klubit duke rritur frikën për një zbritje të re të pikëve.

‘777 Partners’ e kanë huazuar Evertonin për 100 milionë sterlina që kur ranë dakord për një marrëveshje për të blerë klubin nga Farhad Moshiri në shtator, por e kanë bërë të qartë se nuk janë të përgatitur për të vazhduar financimin e tyre pas Vitit të Ri.

Ndërkaq Premier League, deri tani, i ka hequr 10 pikë Evertonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!