Lokier pësoi arrest kardiak, Klubi: Është nën kontrollin e mjekëve

Në Premier League, Tom Lokier, lojtari i Luton u rrëzua sot në tokë në mënyrë të frikshme përgjatë takimit Buornemuth- Luton (1-1 në kohë reale më pas e ndërprerë).

Futbollisti ra pa ndjenja në kushtet kur askush nuk e pengoi me stafet e të dyja skuadrave që vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë. Pas transportit në spital, klubi i Luton i cili ndoqi interearin, doli me një deklaratë për mediat duke sqaruar situatën më të fundit të shëndetit të uellsianit.

‘Stafi ynë mjekësor konfirmoi se kapiteni i ‘Hatters’ pësoi arrest kardiak në fushë, por ishte i përgjegjshëm kur u largua me barelë.

Ai mori mjekim të mëtejshëm brenda stadiumit, për çka falenderojmë edhe një herë ekipet mjekësore të të dyja palëve.

Tom është transferuar në spital, ku ne mund të sigurojmë mbështetësit se ai është i qëndrueshëm dhe aktualisht po i nënshtrohet testeve të mëtejshme me familjen pranë shtratit të tij.

Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë për mbështetjen, interesin dhe mesazhet e ngrohta’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!