Pritej të gradohej Abilaliaj, Dunga i Brazilit sot në pankinën e kuqe

U fol që mbrëmë për emërimin zyrtar të Arbër Abilaliajt si trajner i të kuqëve por në mungesë të prononcimit zyrtar të Partizanit, vjen një ‘Ekskluzive’ e Panorama Sport’ e cila shkruan se Karlos Dunga, ish trajneri i Brazilit do të prezantohet sot si trajneri i ri i të kuqëve.

“Partizani i surprizon të gjithë me trajnerin e ri. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sot do të prezantohet kapiteni legjendar i Brazilit, Karlos Dunga, i cili është shpallur kampion në vitin 1994.

Dunga ka qenë edhe trajner i Brazilit në vitet 2014-2016. Gjithashtu oa drejtuar Sport Club Internacional në Brazil.

Sot në orën 13:00 ai pritet të prezantohet në stadiumin “Arena e Demave” nga presidenti Gazmend Demi si trajner i ri i të kuqve.”- shkruan Panorama Sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!