E jashtëzakonshme/ Mbërritja e Real Madrid në ‘Bernabeu’ (video)

Pas pak në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madrid- Bajern Mynih. Kjo është gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në program me start orën 21:00.

Pritja përmes një kordoni magjepses e skuadrës së Ançelotit teksa po i afrohej stadiumit, ka përligjur afeksion e madh të tifozerisë së ‘bardhë’ ndaj kampionëve më të rinj të La Liga-s.

Ndërkaq në fushë me mision për të shkuar në ‘Wembley’ të Londrës për finalen e Ligës së Kampionëve, Real duhet të kalojë gjigandët bavarezë pasi shifrat e takimit të parë janë mbërthyer në 2-2./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!