Tirana pa gola me Vllazninë, Egnatia e para, Laçi në ‘play out’

Egnatia me një javë nga fundi,zyrtarisht skuadra e parë e Abissnet Superiore. Laçi në “play-out”. Vendi i katërt në “Final Four” mbetet ende enigmë për t’u zgjidhur në javën e fundit Abissnet Superiore. Ishin këto verdiktet që përcaktoi kjo xhiro e 35-të dhe e parafundit e elitës së futbollit shqiptar.

Klasikja e Shqipërisë u mbyll në barazim pa gola në “Air Albania”, teksa një barazim dramatik kur edhe shtesa kishte përfunduar u regjistrua në Korçë mes Laçit dhe Skënderbeut 1-1.

Nuk ka surpriza nga Teuta dhe Partizani që mposhtin dy skuadrat e rëna tashmë nga kategoria teksa Egnatia zyrtarizon vendin e parë në renditje pasi mposhti minimalisht Dinamon.

Gjithë lufta zhvillohet tashmë për një vend në katërshe me Skënderbeun, Tiranën, Dinamon dhe Teutën që matematika i lejon të tentojnë edhe në aktin e fundit. Gjithçka për t’u përcaktuar të shtunën.

Abissnet Superiore, Java 35:
Tirana – Vllaznia 0-0
Skënderbeu – Laçi 1-1
Dinamo – Egnatia 0-1
Kukësi – Partizani 0-1
Erzeni – Teuta 0-3/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!