Vllaznia bëhët me dy ‘Osmanë’
Pasi afroi Qatip Osmanin si trajner, Vllaznia sot ka zyrtarizuar edhe drejtorin sportiv Tefik Osmani. Kjo do të thotë se ai zë vendin e Plorit teksa tani binomi Osmani trajner dhe Osmani drejtor, pritet të zgjojnë grupin aktual dhe të hedhin piketat e së ardhmes.
Njoftimi i Vllazinsë:
Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe. Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”.