Abilaliaj: Me Egnatian të ngarkuar psikologjikisht, duam tri pikë
Partizani e nis nga Rrogozhina. Aty ku sfida e javës së 13-të Abissnet Superiore do të startojë nga minuta e 25′ teksa pas ndarjes nga jeta e Duamenës u ndal në shifrat 1-1.
Para saj, foli trajneri ‘Demave’ Abilaliaj ndërsa ndër të tjera tha:
Sa e vështirë do të jetë ndeshja me Egnatian: “Patjetër që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, jo normale. Si unë ashtu edhe lojtarët në periudhën që kemi luajtur futboll nuk kemi hasur një eksperiencë të tillë. Mendoj që psikologjikisht patjetër do jetë e vështirë. Nuk do të dëshiroja që ta zhvillonim ndeshjen e ndërprerë kaq shpejt. Gjithsesi një gjë është e sigurtë besoj përveç atij ngërçit ndoshta të minutave të para gjithë pjesa tjetër pastaj do të jetë një ndeshje e bukur për tu parë dhe për tifozët që do të jenë nëë stadium.
Ndjesia juaj si ndeshja e parë tashmë zyrtarisht si trajner i Partizanit?-“Të them të drejtën nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë. Është vazhdë e punës që kemi bërë gjatë gjithë këtyre javëve. Jemi të gjithë të përqendruar nga unë i pari të përqendruar për të bërë më të mirën, për të përgatitur këtë ndeshje në të gjitha detajet e saj dhe patjetër dëshira është që të marrim 3 pikët e plota.
Përveç Alban Hoxhës do ketë ndryshime nesër?- “Përveç Albanit nuk duhet të kemi ndryshime të tjera. Protokolli, pra formacioni është i njëjtë. Për Albanin kemi qenë të detyruar pasi pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale duke pasur parasysh që ndeshja luhet pas një distance afro 2 javësh janë gjëra që mund të ndodhin. Vetëm dje në mbremje janë afruar dy lojtarët që ishin pjesë e ekipit kombëtar U21. E përsëris është një situatë jo normale.
E rëndësishme është të ecim përpara.Ne i kemi edhe njerëzit edhe forcat për ta përballuar këtë ndeshje siç duhet. Keqardhje që një ndeshje kaq e rëndësishme u dëtyrua të zhvillohet në kushte të tilla , ndoshta me ngarkesë psikologjike por edhe me disa anomali përsa i përket zëvendësimeve apo protokollit, gjithsesi e përsëris të gjithë njerëzit që do zbresin në fushën e lojës si nga njëri krah ashtu edhe në krahun tjetër besoj që do e përligjin interesin e kësaj ndeshje.
Orari i ndeshjes i papërshtatshëm?– “Duke pasur parasysh ndoshta edhe kushtet e stadiumit për shkak të ndriçimit nuk e lejojnë këtë gjë. Gjithësesi ishte një kostatim që unë e bëra edhe përpara ballafaqimit të parë. Panvarësisht luhet në orën 13:30 apo në orën 18:00 edhe ashtu si nisi ato 24 minutat e para ishte një ndeshje që ishte shumë e pëlqyeshme për të gjithë të pranishmit në stadium.
Çfarë Egnatia prisni ?– “Pres një Egnatia më agresive. Pres një ekip i cili të jetë më kompakt dhe një ekip i cili normalisht të jetë më i vendosur në fushën e lojës për të bërë rezultat. E thash edhe një herë e kemi analizuar kundërshtarin pasi kemi patur edhe kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë dhe kemi marrë masat në këtë drejtim.
Dëmtimet? -“Në momentin që po flasim të rikuperuar janë Hadroj, Mba kurse pjesa tjetër vuajnë ende dëmtimet. Da Silva është në rikuperim e sipër, po ashtu edhe Atanaskoski dhe Sota.