Nuk ka fitues, Tirana e Laçi nga një pikë në transfertë

Abissnet Superiore, Java e 12-të: Skënderbeu- Tirana 1-1 (Nikaj pen 27’/Kaina 45+3′)/ Teuta- Laçi 1-1 ( Daci 45+4’/ Myrta 90+3’/

Dy ndeshje të tjera pas Kukësi- Dinamo për javën e 12-të Abissnet Superiore. Në Korçë dueli- Skënderbeu-Tirana ofroi shumë tifozë në shkallë dhe po aq shumë adrenlinë e spektakël në fushë. Në minutën e 27-të një konkat jo fort i denjë për penallti penalizoi bardheblutë pasi nga pika e bardhë Nikaj goditi saktë për të kaluar përpara. Tirana e gatshme për të reaguar dhe këtë e realizon brenda pjesës së parë teksa Kaina në të 45+3′ barazoi shifrat për 1-1.

Në të dytën raste të shumëta për të dyja ekipet por gola nuk ka. Skënderbeu shkon në kuotën e 14 pikëve ndërsa Tirana vijon të ndjekë dy kryesueset Egnatia e Partizani duke ruajtur vendin e tretë.

Ndërkohë në “Niko Dovana” takimi Teuta- Laçi prodhoi të njejtat shifra teknikë 1-1. Nëse ekulibri u ruajt në atë mjedis ku era e fortë bënte “ligjin”, në aspeketin sportiv, u prishën në minutën e katërt shtesë (u akorduan 3′) teksa Daci e përcolli topin në rrjetë.

Më kot kontestimi i kurbinasëve për faul (Hamiti në fakt la shumë për të dëshiruar në 45′ e para pasi gaboi në vendime më shumë se 5 herë). Në pjesën e dytë brdhezinjtë shfaqen shumë herë më mirë dhe krijojnë shumë raste të pastërta shënimi. Gjithësesi, shpëtimi vjen nga një i ri si Myrta i cili në të 93′ shtyu një top te shtylla e “dytë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!