Hozelu-‘Ançeloti’, Real në finale të Champions

Gjysmëfinale e kthimit Real Madrid- Bajern Mynih 2-1 (Hozelu 88′ , 90+1′ / Dejvis 68′)

Pjesa e dytë e duelit në ‘Bernabeu’ e nivelit të lartë, Ançeloti dhe njëherë tregoi se është një trajner i nivelit shumë të lartë në një ekip galaktik.

Ançeloti vendos ta hedhë në fushë në minutën e 81’të. Hozelu në pak minuta, u shndërrua në heroin e momentit te spanjollët që kërkojnë trofeun e 15-të në Chamipons League. E bëri dy herë…për të rikthyer festën në ‘Santiago Bernabeu’ aty ku Bajern po udhëhiqte 0-1 me golin e bukur të Dejvis në të 68′.

Shpagimi për golin e pësuar vjen nga këmbët e sulmuesit 34 vjeçar (pas gabimit të Nojer) për 1-1 në të 88′. Nuk ka pushim pasi ansambli Los Blancos shtyn me të gjitha forcat dhe në shtesë sërish lojtari i Espanjolit (huazuar te Real) godet në zemër të zonës së vogël duke dërguar sferën në rrjetë.

VAR sheh rastin dhe në fund vetë polaku Marçiniak që gjykoi këtë takim pasi kontrollon në monitor, konfirmon. Pas 15′ shtesë, vjen çertefikimi.

Finalja e ‘Wembley’ më 1 qershor (21:00) fiksohet te dueli Dortmund- Real Madrid. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!