Paradoksi/ Real feston titullin e 15-të…

Mes emocioneve të pazakonta dhe falë një dy golëshi të Hozelu, Reali i Madridit 14 herë kampion europe siguroi finalen e radhës në Champions duke triumfuar ndaj bavarezëve të Tuhel.

Mirpo në fund të ndeshjes ka bërë çudi fakti i festës së tyre në fushë. Në grup apo në intervista, ‘të bardhët’ veshën bluzën me numër 15-të e cila personifikon trofeun e tyre të radhës në Champions. Paçka se ka një finale ende për të zhvilluar.

Lojtarët e Real Madridit festuan arritjen në finalen e Ligës së Kampionëve duke veshur një bluzë në tapetin e Bernabeut me fjalët ‘a por la 15’, ose ‘për të (fituar) 15’, pasi mposhtën Bajern Mynih2-1.

Dhe më 1 qershor, në Wembley, Los Blancos mund të fitojnë vertetë titullin e tyre të 15-të të Ligës së Kampionëve nëse do të mposhtin Borusia Dortmundin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!