‘Bardhësi’ në Kukës, Dinamo një pikë pa vuajtje
Java e 12-të: Kukësi-Dinamo Siti 0-0
Kukësi dhe Dinamo luajtën sot ndeshjen e dytë të kësaj jave duke e mbyllur ashtu siç e nisën pa gola 0-0. Bardhësi në male (dëbora zbardhi periferinë e impinatit), bardhësi dhe në fushë.
Ndonëse u luajt në një terren jo dhe aq të përshtatshëm, për më tepër shoqëruar shpesh me reshje shiu, si Nica ashtu dhe Mehmeti kërkuan maksimumin nga kjo ndeshje. Më mirë Dinamo e cila pati disa raste të mira në pjesën e dytë.
Kryesisht pas golit të tyre të anuluar (Zabërgja) me intensitet më të lartë në 10 minutat e fundit. Kukësi progresist në këto javë kap Laçin në kuotën e 14 pikëve. Për Dinamon një pikë për të mbetur në zonën e shpresës.