Partizani skuadra për t’u mundur, Vllaznia, në mes janë pikët

  • Të kuqtë kanë një ndeshje më pak me Teutën, vendi i dytë. Vllaznia vuan pozicionin e 7-të në tabelë, pikët “derman”.

‘Abissnet Superiore’ do të luajë sot të vetmen ndeshje të mbetur të javës së 12-të saj. Partizani-Vllaznia, supersfida e kësaj jave do të zhvillohet në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet duke nisur nga ora 18:00.

Të kuqtë po kalojnë momentin më të mirë sezonal pasi shifrat me 5 fitore radhazi janë të jashtëzakonshëm për kampionatin shqiptar. Për më tepër Partizani, kampioni në fuqi, prej katër javësh drejtohet nga drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

Të gjitha me nga tri pikë dhe në të katër fitoret, goli me vlerën e tri pikëve ka ardhur në fund apo shtesë. Viktor Da Silva, Sota dhe Koçijan nuk janë stërvitur ndërsa Hoxha, Mba dhe Hadroj më së fundi i janë bashkuar grupit në seancën e fundit.

Te Vllaznia situata duket më e përmirësuar. Krahasuar me javët e kaluara te grupi i Qatip Osmanit, në sfidën e dytë të tij si trajner i kuqebluve, pritet të mungojë vetëm mbrojtësi i majtë Esin Hakaj i dëmtuar që nga transferta e Laçit.

Megjithatë te Vllaznia raportet e fundit evidentojnë se edhe anësori Esat Mala ka probleme muskulore dhe mbetet në dyshim.

Ndeshja e fazës së parë Vllaznia- Partizani pati përfunduar pa gola 0-0. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!