“City” nuk tremb askënd, Partizani fiton pastër ndaj Dinamos

Të kuqtë rikthejnë Da Silvën, ai dhe skuadra përgjigjet në fushë ndaj Dinamos ende në “errësirë”. Blutë në alararm total.

Abissnet Superiore, Java 5:
Dinamo – Partizani 1-3 (Kaçorri 90’+3’/Bintsuka 58′, Rrapaj 78′, Da Silva 83′)

Nga Sara Gjidiaj

Luftë sportive kryeqyteti në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Partizanit. Triumfues dolën të kuqtë me gjithçka që u vendos gjatë pjesës së dytë.

U mbyll i bardhë fraksioni i parë i sfidës me Partizanin më kërkues që do të finalizojë vetëm në minutat 58′, 78′ dhe 83′. Fillimisht Bintsuka e më pas Rrapaj me një gol perfekt në realizim. Në fund vulos Da Silva duke shënuar të tretin në këtë takim.

Një sfidë për t’u harruar nga Dinamo që vetëm ngushton shifrat me penallti dhe grumbullon humbjen e katërt duke vuajtur në zonën e kuqe me 3 pikë, ndërsa Partizani rikthehet te fitorja dhe ngjitet i dyti me 8 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!