Partizan prej kampioni, para derbit me Tiranën në ‘top formë’

Partizani me një ndeshje më pak, vijon të ngjitet drejt kreut të renditjes së klasifikimit të Abissnet Superiore. Skudara e Zoran Zekiç pasi mundi sot 1-3 Dinamon, e sheh vetën në vend të dytë duke figuruar e vetmja skuadër e këtij sezoni e cila ende nuk e ka provuar humbjen e parë.

Klubi i kuq falë strategjisë së tij, pasi doli me sukses nga eventet europiane, arriti t’i japë udhë me dinjitet edicionit të ri. Pezullimi dhe rikthimi i sulmuesit Viktor Da Silva, vendimtar sot ndaj bluve, tregon se te kampionët në fuqi të Shqipërisë asgjë nuk i lihet rastësisë.

Në fakt dhe në timon ka një profesionist si Zoran Zekiç i cili mishëron punën e gërshetuar me disiplinën e lartë. Në seancë dhe në zyrtare. Pas fitores ndaj Dinamos, kroati qëndon larg euforisë teksa për mediat sportive ndër të tjera tha:

“Sot nuk do të flas shumë për taktikë edhe për shkak të derbit (Partizani- Tirana të martën java e 6, red) me lojtarët se disa gjëra nuk ishin si doja. Ishim të ngadaltë, pa energji, por nuk dua të flas shumë për këtë. Nesër kthehemi në stërvitje për Tiranën”.

Përpos të gjithave, Partizani nuk braktiset në asnjë sfidë nga lojtari numër ’12’, tifozët. Edhe sot në “Elbasan Arena”, pati një numër të lartë fansash duke u bërë njësh me skuadrën dhe larg kryeqytetit.

Kështu ecuria e Partizanit, pozicioni në tabelë, në vigjilje të derbit me Tiranën (për t’u vendosur nga klubi i kuq se ku do të luhet), rrit moralin në të gjithë kampin e ‘Demave’./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!