Bie Tirana, Maliqi i jep fitoren Erzenit

Abissnet Superiore, Java 5:
Tirana – Erzeni 0-1 (Maliqi 17′)

Java e pestë e Abissnet Superiore ka nisur me të papritura. Tirana u mposht në shtëpi nga Erzeni me këta të fundit që ia dolën më së miri të rrëmbenin fitoren e dytë radhazi.

Goli vendimtar i sfidës erdhi në minutën e 17′-të kur Maliqi finalizoi saktë një aksion të rrjedhshëm të shijakasve, edhe pse vendasit kishin dhënë shkëndijat e parë në fillim të takimit.

Përpiqet skuadra e Shehit të krijojë volum loje, teksa miqtë tentojnë të shfrytëzojnë daljet në kundërsulm, por në minutat e mbetura nuk vjen as një gol barazimi dhe as një gol dyfishimi.

Tirana ndal kështu hapin pas dy fitoresh radhazi por mbetet përkohësisht në krye të klasifikimit me 10 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet momentalisht i dyti me 2 pikë më pak se kryesuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!