Erzeni lëviz, Bordi jep dritë jeshile…

Ishte në vështirësi dhe kjo u pa për shumë ditë pas hapjes së merkatos ndërsa nuk pati asnjë lëvizje në hyrje. Erzeni mes dilemave të shumta për t’u përfaqësuar apo jo (e thotë vetë klubi në deklaratë) duket se ka zgjedhur të nisë nga puna.

Kështu, shijakasit institucionalizojnë pjesëmarrjen në edicionin e 85-të dhe me gjasë në pak ditë do emërojnë trajnerin e ri dhe do të nisin me riformatimin e grupit. Deri tani kanë shitur një futbollist si Adnard Mehmeti (te Partizani).

Deklarata e klubit:

“Pas shumë spekulimeve që ka patur së fundmi në opinionin sportiv bëjmë me dije se KF ERZENI gëzon statusin aktual e një prej ekipeve që merr pjesë në “Abissnet Superiore” dhe sezonin e ardhshëm 2023-2024.

Një punë e palodhur dhe investim serioz i drejtuesve, do jetë fokusi për vazhdimin në mënyrë dinjitoze në garat elitare të kampionatit shqiptar të futbollit sipas vendimeve që u morën sot nga bordi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!