Partizani institucional ‘zgjidh’ dy çështje në një…ditë

Kampionët e Shqipërisë vijojnë të jenë aktivë në merkato. Për Zoran Zekiç vjen një futbollist që në të shkuarën ka veshur bluzën kuqezi dhe që ka punuar me të te Osijek. Është Eros Grezda.

Drejtori Arbër Abilaliaj pas prezantimit të Adnard Mehmetit të mërkurën (kontratë për 4 sezone) sot solli para mediave Grezdën.

Po sot klubi kuq zyrtarizoi impiantin ku do të presë më 11 korrik në turin e parë të Ligës së Kampionëve Bate Borisov. Ai është ‘Air Albania Stadium’.

Njoftime të klubit Partizani:

Prezantimi për Eros Grezdën:

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol.”

Njoftimi i Partizanit për stadiumin ku do të presë Bate Borisov:

Klubi zyrtarizon stadiumin ‘Air Albania’ ku do të zhvillohet takimi Partizani – Bate Borisov, i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Kampioneve. Në kompeticionin më prestigjioz evropian Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në “Air Albania” të martën e 11 korrikut, ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45. Në ditët në vijim do tju njoftojmë për çmimet e biletave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!