Hima largohet nga Laçi, trajneri ka falenderime

Laçi zbret sot në fushë për fazën përgatitore, Hima thotë: “Faleminderit”

Ndonëse skuadrat ‘europiane’ kanë zbritur në fushë duke nisur përgatitjet për kompeticionet e UEFA-s. të tjerat kanë pak ditë që ia kanë behur në terren.

Por listës së tyre me impenjimet e fazës përgatitore sot i bashkohet edhe Laçi. Kurbinasit kanë planifikuar të dalin në tapetin e stadiumit ‘Laçi’ këtë pasdite (18:00) teksa pritet të shihet dhe roza e re e vitit 2023/24.

Sidoqoftë sot nga kampi kurbinas ka një tjetër largim. Bëhët fjalë për ndihmëstrajnerin Klevis Hima.

Krahu i djathtë i Nicës, sezonin e kaluar, ka shkruar në Facebook:

“Pershendetje te gjitheve.Dua t’ju njoftoj qe aventures time te mrekullueshme tek Kf.Laçi i erdhi fundi.Kam kalur 7 sezone te paharrueshme dhe qe do mbeten gjithmone ne memorien time.I jam mirenjohes Presidentit Pashk Laska i cili ishte i pari qe besoj tek une,duke me dhene besimin qe te kem nje rol shume te rendesishem ne ekip.Falenderoj shokun,vellain tim njehkohesisht Zv.Presidentin Kleo Laska.

Falenderoj te gjithe koleget e mi qe sot jan miqte e mi shume te ngushte.1-Besnik Prenga 2-Armando Cungu 3- Shpetim Duro 4-Sulejman Starova 5-Mirel Josa 6-Dejan Vukicevic 7-Stavri Nica 8-Migen Memelli 9-Artan Mergjyshi 10-Gentjan Mezani 11-Ramadan Ndreu 12- Sero Noka 13-Alban Shala 14-Kujtim Shtama 15-Kastriot Rama 16- Bledi Baholli.

Nje falenderim tjeter shkon per te gjithe njerzit qe punuan ne klub nga 1-Dario Pali 2-Naim Halili 3-Edmond Haxhijen 4-Dario Zernic 5-Ildo si dhe te gjithe lojtaret qe kisha fatin te punoj me to.Nje falenderim shkon per fizoterapistat ,shoferat si dhe puntoret e stadiumit.Dhe nje falenderim shume i madh shkon per te gjithe tifozat dhe qytetin e Laçit.Faleminderit Laçi dhe do jemi tifozi me i zjarrte gjithe jeten time Suksese Suksese”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!