Zekiç te Partizani, ikën Bozhiqi

Në ditën e lajmëruar për seacat përgatitore për në Ligën e Kampionëve, Partizani prezanton trajnerin kroat dhe përcjell me falenderime trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi.

Sipas asaj që shkruhet në njoftim 49 vjeçari ka firmosur për një sezon. Detajet e tjera për tu zbardhur.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49-vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtojë kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!