Partizani zyrtarizon Kekon, ndryshime dhe në staf

Albers Keko ish futbollisti i Korabit u prezantua sot nga Partizani si blerja më e re e klubit të kuq. Ishte vetë presidenti Gazmend Demi ai që shtrëngoi duart me sulmuesin i cili kishte kohë që ishte dakortësuar me kampionët.

Më tej, klubi kryeqytetas, në vazhdën e riformatimit, ka prezantuar disa lëvizje në organikën drejtuese. Dhe në këtë rast Partizani në Facebook ka dalë me një njoftim:


“Kushtrim Voka është pjesë e stafit teknik të skuadrës. Voka i cili është prezantuar sot nga drejtori sportiv Arbër Abilaliaj, emërohet në detyrën e trajnerit të portierëve si pjesë e kampionëve të Shqipërisë pas eksperiencave të mëparshme te Shkëndija Tetovës dhe Llapit.
Stafi teknik i të kuqve plotësohet edhe me Mario Kuić në detyrën e zv.trajnerit dhe Marko Matijević përgatitës atletik.”, shkruan klubi./Sportiim.al/ 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!