Longo zyrtarizohet te Teuta

Pas eksperiencës me Kukësin dhe së fundi me Flamurtarin në kategori të Parë, Diego Longo merr drejtimin e Teutës së Durësit.

Klubi durrsak e ka bërë publik lajmin në një postim në Facebook

“KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin

Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.”, shkruan klubi i Teutës.

Ndërkohë Teuta ka qëndruar prej ditësh pushim. Me emërimin e Longos pritet të nisë dhe riorganizimi i grupit të ri.

Nga durrsakët janë larguar së fundi disa futbollistë si Albion Marku (i përfundoi huazimi nga Dinamo), Jurgen Goxhaj (i përfundoi huazimi nga Egnatia) Sherif Kallaku, Ildi Gruda dhe Aleksandër Kuros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!