Egnatia, të hënën në fushë për…europën

Tetova zbulon planet dhe objektivat e Egnatias në Kupat e Europës
Prof.dr.Xhevdet Zekaj
“ Mjeshtri i Madh”

Pasi festuan siç i ka hije fitimin e Kupës së Shqipërisë, por edhe vendin e tretë në Superiore (me emërues të përbashkët pjesëmarrjen në Kupat e Europës), futbollistët dhe stafi teknik i Egnatias vijuan me pushimet e merituara disaditore. Në destinacione të ndryshme, secili ka menduar të relaksohej këto ditë të para të qershorit dhe të “karikojë bateritë” për atë që i pret. Nuk ka shumë kohë në fakt për të pushuar, sepse si kurrë më parë në historinë e vet, skuadra rrogozhinase do të përfaqësojë veten dhe Shqipërinë në Kupat e Europës. Prandaj, nga e hëna do të nisin seancat stërvitore sipas planit të hartuar nga trajneri Edlir Tetova, i cili për “Xhoda Sport” zbuloi disa detaje.

  • Profesor Tetova, si po shkojnë pushimet?
    Mirë, edhe pse të gjithë mendjen e kemi tek ajo që na pret, pasi mbyllëm një sezon mjaft pozitiv futbollistik. Deri të hënën jemi të gjithë me pushime. Siç mund ta shihni, këtyre pushimeve po iu vjen fundi.
  • Cili është plani juaj në vazhdim?
    Të hënën do të kthehemi në stërvitje. Do të zhvillojmë seanca stërvitore në shtëpi për 10 ditë, pastaj do të transferohemi në Turqi për kushte më optimale atje, ku duhet të marrim ngarkesat e plota në funksion të ndeshjeve europiane.
  • A po punoni në merkato?
    Natyrisht që po. Duam të bëjmë dy-tri afrime. Nuk mund të flas më shumë në këtë drejtim, sepse jemi në bisedime konfidenciale dhe pa i zyrtarizuar gjërat s’mund të zbuloj asgjë.
  • Cilat janë synimet e Egnatias në Kupat e Europës?
    Si objektiv parësor kemi kalimin e një turi. Pastaj, hap pas hapi duke parë. Do të varet edhe nga shorti që do të na bjerë. E kemi për herë të parë në kompeticionet europiane, ndaj duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë. Dëshira është e madhe për t’u paraqitur sa më denjësisht dhe shkuar sa më larg, por le t’ia lëmë fushës së lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!