Egnatia prova ndaj Erzenit, ikin e vijnë…

Egnatia teksa mbylli si kurrë më parë 15 javë kampionat si e treta e Superiores, duket skuadra më e zhurmshme e momentit në merkaton në dalje.

Njoftimi i klubit për prishjen e kontratës me kongolezin 32 vjeçar Xhon Delarzh pasoi largimet e Hysenit dhe Camajt ndërkohë që nga klubi u largua pa shumë shpjegime edhe drejtori Shtubina.

Me klubin ende në punë intensive në merkato, afrimi i vetëm deri tani Redi Kasa konsiderohet fare pak për skuadrën që mban një vend në zonën euro të kampionatit shqiptar.

Sakaq, Egnatia do të nisë vitin kalendarik me shtëpiaken ndaj Erzenit të Shijakut. Skuadra e trajnerit Kapllani bëri surprizën e madhe pas kthimit në elitë duke qëndruar fort te skuadrat e kreut. Ndonëse i janë larguar Thiub dhe Maloku, Erzeni pritet të jetë sërish një skuadër kompetitive./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!