Rinis Superiorja, kalendari i javës së 16-të
Elita e futbollit shqiptar do të rikthehet të luajë për herë të parë në vitin kalendarik 2023 për edicionin e 84 -ët të futbollit.
Në program, java e 16-të e Abissnet Superiore e cila nis të premten me tri sfida pa favorit, për të vijuar të shtunën me dy takimet e mbetura të saj po aq të ekulibruara.
Kështu në Laç në 13:00 përballen Laçi-Tirana ndërsa po në këtë orë në “Adush Muça” Bylis-Kukësi.
Dita mbyllet me supersfidën Partizani-Vllaznia e cila është në program në orën 16:00.
Ndërkohë klubet e Superiores gjenden në intensitet pune teksa janë duke u ushtruar me seanca të ngjeshura përgatitore, miqësore, e për më tepër të përfshirë në axhendën e merkatos së janarit.
Kampionati kryesohet nga Partizani me 29 pikë. Ndjekin Tirana me 25 dhe Egnatia me 24-ër. Te zona e ftohtë gjenden Bylis me 16 pikë ndërsa Kukësi dhe Teuta mbyllin klasifikimin me 15-të dhe 14-të pikë./Sportiim.al/
Abissnet Superiore, java e 16-të:
Të premten 13 janar 2023
13:00
Laçi- Tirana
Bylis- Kukësi
16:00
Partizani- Vllaznia
Të shtunën
Egnatia- Erzeni 13:00
Teuta- Kastrioti 16:00