Shehi para Laçit: Kemi probleme, na pret një sfidë e vështirë

Tirana nis këtë vit kalendarik me ndeshjen në transfertë ndaj Laçit. Për javën e 16-të bardheblutë teksa vijnë pas dy humbjeve radhazi në kampiont, por dhe peripecive me pagat apo lëvizjet në merkato, iu del detyrë të dalin nga situata dhe të kthehen në kryeqytet me tri pikë. Në fjalën e tij për mediat, trajneri Orges Shehi sqaron situatën duke thënë:

Shehi:

“Kjo është pjesa e dytë e kampionatit, na rikthehen lojtarë të dëmtuar. Sigurisht nuk janë në gjendjen e tyre optimale siç është Behiraçe dhe Toshevski edhe Kallaku që bëri një ndërhyrje menjëherë pas ndeshjeve kështu që gjendja është në përmirësim.

Kemi afruar lojtarë, si Lushkja që tashmë ju e dini, por nuk është gjendjen e tij më të mirë kështu që nuk do të jetë i gatshëm për nesër. Të gjithë e dinë që Laçi është një kundërshtar që këto vitet e fundit është sipër në renditje, ekip që është prezent në Kupat e Europës, të imponon respekt dhe kujdes.

Kjo ndeshje vjen pas një pauze, ata kanë luajtur mirë në tre ndeshjet e fundit përvec asaj me Kukësin. Na pret sfidë e vështirë nesër. Duhet të përforcohemi sepse realisht kemi nevojë dhe jemi në një mendje me drejtuesit. Ky ekip ka lojtarë cilësor në gjirin e vet, Xhixha dhe Deliu janë ata që kanë qenë më afër me Laçin, por në merkato dhe dinamikë lojtarët ndryshojnë.

Rasti i Xhixhës është një situatë e përjetuar nga ne me Taulantin. Një lojtar që bën mirë, që është në qendër të kampionatit dhe golashënuesi i ligës. Natyrisht që do të ketë oferta në çdo moment dhe përderisa merkatoja ka dinamikë të veçantë gjithçka mund të ndodhë, por për momentin ai është tek ne dhe i fokusuar tek ekipi.

Nuk mund të mendoj do të ikë sot apo do të ikë nesër, nëse del atëherë është detyra e klubit që ta vlerësojë, është e mira të ikë tani ose më vonë. Ne kemi thënë shpesh se pas këtij viti do të ketë ngjeshje, do futet edhe Kupa e Republikës (Shqipërisë,red), por nuk do të jetë problem pasi mund t’ju japim minuta dhe lojtarëve të tjerë.

Do mundohemi ti menaxhojmë mirë, për të mos u mbilodhur dhe të dëmtohen, por primare është të mos bjerë rendimenti i ekipit sepse objektivat janë të larta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!