Rikthehet Premier League, spikat derbi i Londrës

Që nga 13 nëntori ndërsa Fulham- Mançester Junajtid (1-2) luajti sfidën e fundit para se Premier League, për shkak të ‘Katar 2022’, kampionati më spektakolar në glob figuroi i ndalur.

Ai rikthehet sot teksa në program janë 7 takime të javës së 17-të që nisin në 13:30 me Brentford – Totenhem për të vijuar më tej me sfidat e orës 16:00.

Në 18:30 Liverpul do të synojë 3 pikët përballë Aston Vilës ndërsa në mbrëmje kryesuesit e Arsenal kanë mundësinë të thellojnë akoma më shumë diferencën me vendin e dytë. “Topçinjtë” përballen në derbi me Uest Hem në 21:00.

Ndërkaq dy takime të tjera të javës luhen nesër ndërsa Lids-Mançester Siti të mërkurën në orën 21:00.

Sot: Kalendari i javës së 17-të:

Brentford – Totenhem 13:30
Kristal Palasë – Fulham 16:00
Everton – Uolves 16:00
Leiçester – Njukastëll 16:00
Sauthempton – Brajton 16:00
Aston Vila – Liverpul 18:30
Arsenal – Uest Hem 21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!