Njukasëll 12 ndeshje pa humbje, derbi i vogël i shkon Fulham

‘Qymyrxhinjtë” fituan në transfertë me Lester, kapin vendin e dytë. Kryesfida Arsenal-Uest Hem starton në 21:00

Janë mbyllur 5 nga 7 sfidat e programuara për javën e 17-të të Premier League në të cilat janë shënuar plot 17 gola dhe rezultatet kanë qenë interesante.

Brentford – Totenhem u ndanë në një barazim 2-2 me vendasit që udhëhiqnin deri në të 65′-ën me 2 gola. Më pas Kejn dhe Hojbjerg vulosën baraspeshën brenda 6 minutave duke surprizuar dhe skuadrën e Brentford që nuk administroi si duhet avantazhin numerik.

Në shifrat 0-3 Fulham dhe Njukastëll Junajtid ia dolën të kalonin përkatësisht Kristal Palasë dhe Leiçester. Ndeshje me “vuajtje” për Kristal Palasë që u ndëshkua me 2 të kuq duke e ndërlikuar më shumë situatën.

Sakaq, fitore të rëndësishme me përmbysje ka marrë edhe Uolves. Ndaj Evertonit pësouan gol që në minutat e para por në fund ia dolën të rrëmbenin 3 pikë që i nxjerrin disi nga kriza. Ait-Nouri ishte ai që vendosi në minutën e 90+5′ për fitoren e skuadrës së tij.

Java e 17, rezultatet:
Brentford – Totenhem 2-2
Kristal Palasë – Fullham 0-3
Everton – Uolves 1-2
Leiçester – Njukastëll Junajtid 0-3
Sauthempton – Brajton 1-3/S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!