Vajekano fiton në ‘RCDE’, Isko debuton me …karton

Në tribunë për Espanjol- Vajekano i pranishëm trajneri i shkarkuar nga PSG argjentinasi Poçetino. Duket pranë skuadrës së Keidi Bares.

Ka nisur sot java e dytë e La Liga-s në Spanjë me sfidat Espanjol – Rajo Vajekano dhe Sevilja – Vajadolid.

Skuadra e Ivan Balliut triumfoi përballë asaj të Bares me shifrat 0-2 në një ndeshje ku të dyja ekipet luajtën për më shumë se 45 minuta me nga një lojtar më pak. Balliu e nisi titullar me Vajeknaon dhe bëri një paraqitje të mirë, ndërsa Bare u aktivizua në minutën e 77′-të.

Në takimin tjetër, Real Vajadolid surprizoi Sevijën me një barazim 1-1. Vajadolid kaloi i pari në avantazh, por shumë shpejt vendasit rikthyen baraspeshën. Në fund edhe nga 1 karton i kuq për secilën skuadër.

Bundesligë, Borusia M’Gladbah fitoi minimalisht ndaj Hertës së Berlinit me një penallti të kthyer në gol gjatë pjesës së parë, teksa një 11-metërsh tjetër e humbi në të dytën.

Ndërsa në Ligue 1, Lion e ka të thjeshtë të rrëzojë Trojes me shifrat 4-1.

La Liga:
Espanjol – Vajekano 0-2
Sevija – Vajadolid 1-1

Bundesliga:
Borusia M’Gladbah – Hertha Berlin 1-0

Ligue 1:
Lion – Trojes 4-1/Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!