Fitojnë të mëdhatë e Seria A, Reali përmbys me klasin e Alaba-s

Fiorentina kaloi jo pa vështirësi debutuesit e Kremonezes 3-2. Në gol edhe ish sulmuesi i Realit, Luka Joviç. Fiton me përmbysje Lacio ndaj Bolonjës. Hysaj i vetmi përfaqësues shqiptar u fut në fushë 6 minuta nga fundi.

Ndaj Salernitanës, Roma mjaftohet me një gol (0-1) për të marrë tri pikë ndërsa Specia theu 1-0 Empolin në radhët e të cilit ishin kuqezinjtë Bajrami dhe Ismajli.

Në La Liga Reali i Madridit i korurëzuar pak ditë më parë me Kurorën e Superkupës së Europës hasi vështirësi ndaj Almerias së ardhur nga Secunda Division. Pasi pësoi një gol në të parën fraksioni i dytë i tëri për Los Blancos të cilët përmbysën 1-2.

Fiton edhe Valencia e Xhenaro Gatuzos 1-0 në duelin me Xhironën. Po me një gol Sociedad kaloi në transfertë Kadizin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!