Pesë kampionatet elitare, nis Totenhem, mbyll Real

Kontinenti “plakë” me kampinatet elitare sot në fushë. Kështu në Premier League do të luhet java e 3-të teksa kalendari parashikon 6 duele. Hap ditën Totenhem-Uolves në 13:30.

Sida interesante vijnë nga Seria A. Paraprin listën me 4 takime ditore Torino- Lacio në 18:30. Udineze-Salernitana, Inter-Specia dhe Sasuolo- Leçe takimet javës së dytë në Apenine.

Ndërkaq Bundesliga e cila luan aktin e tretë, ka në program 6 ndeshje. Dortmund-Verder duket e destinuar te shenja ‘1’ ndërsa të tjerat janë thuajse të balancuara.

Ka garë sot dhe në La Liga. Osasuna- Kadiz, Majorka- Betis dhe Selta- Real Madrid (22:00) ndeshjet e kampinatit spanjoll.

Ndërkohë, Monako- Lens dhe Marsejë- Nantë përballjet e vetme sot në Ligue 1 të Francës. Në radhë, java e tretë/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!