Zulfiu ikën nga Laçi

Mesfushori i Laçit Iljasa Zulfiu ka mbyllur me kurbinasit. Lojtari: “Ika me mirëkuptim”

Dy vite më parë nga Malisheva te Laçi në Superiore. Më parë ka provuar dhe te Radnik Surdulica në Serbi.

Te bardhezinjtë, fillimisht 24 vjeçari e pati të vështirë të merrte një vend pasi treshja e mesfushës Lushkja, Deliu dhe Shehu, falë cilësive të larta sportive, nuk “lejonin” askënd të afrohej.

Megjithatë edhe pas largimit të treshes së famshme, mesfushori 24 vjeçar nuk u adoptua kurrë si një futbollist stabel i repartit të mesëm. Në kushte të reja duket se Zulfiu, ka kërkuar largimin me mirëkuptim…

Ndërkohë, dy vite më parë, Zulfiu teksa zyrtarizohej te kurbinasit shkruante në rrjete:

“Të dashur familjar e shoqëri, ju faleminderit për mbështetjën e pamohushme tërë këto vite. Njëkohësisht dua të falenderoje shtabin teknik Senad Alirifa dhe bashkëlojtarët për profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa isha tek KF Malisheva.
Sot e bëra një ëndërr realitet ku do të mundohem maksimalisht që të tregoje aftësit e mia ! Faleminderit K.F Laci për mundësinë e dhënë dhe do tua shpërblej duke dhënë gjithqka në fushë që të rikthehemi në majat e futbollit aty ku e kemi vendin ashtu dhe siç i ka hije një klubi të madh!
FC Laci.

Mbetet për tu parë lëvizja e re e futbollistit i cili me shumë mundësi do të tentojë pistën kosovare./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!