Shorti, klubet e Superiores e përcjellin kështu në… rrjete

Sot u hodh shorti i edicionit të ri të Superiores shqiptare. Sipas njoftimit të FSHF-së, në orën 11:00, ishin të ftuar përfaqësues të klubeve dhe gazetarë.
Në fakt, disa klube i patën përfaqësuesit ndërkohë që të tjerë as që denjuan të ndiqnin “brumin” numër 84 (kupto numrin e kampionatit që pritet të nisë në 20 gusht) të dalë nga goglat e Sektorit të Garave.
Megjithatë disa klube falë profesionalizmit të tyre mediatik, arritën në mënyra sociale ti përcillnin dashamirësve por dhe kureshtarëve kalendarin e skuadrave respektive.
Interesant fakti që Erzeni debutues, postoi vetëm një foto të momentit me shënimin: Po hidhet shorti. Laçi në festë pas kualifikimit të djeshëm në Podgoricë ndaj Iskrës nuk tha asgjë për shortin. Sikundër dhe Kastrioti i Krujës.
Më poshtë mënyrat e lajmërimit të klubeve për shortin në rrjete sociale:
Sipas radhës: Tirana, Kukësi, Vllaznia, Egnatia, Partizani, Teuta, Bylis dhe Erzeni/Sportiim.al/







