Vllaznia zyrtarizon bashkëpunimin me “Hospital One”

Vllaznia e Shkodrës ka prezantuar sot uniformen e re dhe bashkë me të edhe sponsorin e ri për të cilin klubi verior kishte ditë që ishte dakortësuar.
Pikërisht, pasditen e sotme, në sallën e konferencave të ‘Loro Boriçi’-it, presidenti i klubit kuqeblu Alban Xhaferi hapi takimin ndërsa zbuloi të rejat te klubi shkodran duke duke konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin me “Hospital One”.
Xhaferi tha se “Hospital One” mbetet serioz në angazhimet e tij dhe se Vllaznia, bashkëpunimi i ndërsjelltë do të jetë efikas. Ndërkohë në fanellat e reja dukshëm nga sot lexohet emri i sponsorit të ri./Sportiim.al/
