Gravina: Ekuadori jashtë? Italia zero shanse

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, ka mbyllur përfundimisht diskutimet për një mundësi të Italisë për tu ftuar si kombëtare me koeficent të lartë në Kupën e Botës 2022 që do të mbahet në nëntor në Katar..

Ish-anëtari i komitetit CONI, Franko Kimenti duke besuar te ajo që ka në rregullore FIFA, u shpreh se Italia ka ende një shans për shkak të mundësisë së perjashtimit të Ekuadorit për të cilin Kili e ka akuzuar për falsifikim të dokumenteve të një prej lojtarëve.

Megjithatë, Gravina pasi ka folur me krerët e FIFA-s ka marrë përgjigjen perfundimtare. Atë që shuan çcdo shans për italinë e Mançinit.

I pyetur në këshillin federal në Romë se cilat ishin shanset që Italia të futej nga ‘dritarja’ në ‘Katar 2022’, ai u përgjigj: “Zero”.

Europa ka 13 vende në dispozicion dhe ato janë zënë. Nëse një vend bëhet i disponueshëm në Amerikën e Jugut, ai do t’i shkonte një kombi të Amerikës së Jugut. Ne kemi folur me FIFA-n dhe përgjigja ishte krejtësisht negative”,-Gravina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!