Petrakov: Ukraina niset më 28 prill për në Skoci

Pasi u shty për të mos u luajtur në muajin mars, FIFA ka zgjidhur situatën e ndeshjes play off të ‘Katar 2022’ mes Ukrainës dhe Skocisë. E gjitha ardhur pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt 2022.

Në kushtet e reja, FIFA ka vendosur që kjo ndeshje do të luhet më datë 1 qershor, ndërsa më datë 5 qershor,me biletën e Botërorit që kalon nga përballja me Uellsin.

Sakaq, trajneri i Ukrainës, Aleksandr Petrakov, shpjegoi sesi kombëtarja do të përgatitet për play-offin e qershorit kundër Skocisë për Katar 2022:

Ne planifikojmë të takohemi më 28 prill, me ‘të huajt’ planifikojmë të nisemi për në Europë më 28 prill. Shpresojmë që presidenti i UEFA=s të ndihmojë për të lëvizur. Vullneti është që lojtarët që luajnë në Ukrainë të marrin ritmin e ndeshjes në kohë për një ndeshje vendimtare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!