Ukraina fiton “lirinë” në Gllasgou

Gjysmëfinale Play Off ‘Katar 2022’: Skoci- Ukrainë 1-3

Në një moment historik me vështirësi të mëdha për Ukrainën e pushtuar ushtarakisht nga Rusia, një buzëqeshje e vogël vjen nga futbolli.

Kombëtarja verdheblu pushton Gllasgoun ndërsa në Hampden Park, fiton shansin për të luajtur kundër Uellsit për biletën e fundit të Botërorin 2022 në Katar.

Fitorja 1-3 ndaj Skocisë, me firmat e Jarmolenko, Jaremçuk dhe Dovbik i jep kombëtares së Petrakov mundësinë të ëndërrojë sërish: takimin të dielën në orën 18:00 në Kardif me Uellsin vendas të Garet Bejl./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!