Play off-i me Italinë, Milevski shpall listën e Maqedonisë…
Ndeshja mes Italisë e Maqedonisë së Veriut me 24 mars do të luhet në Palermo, në stadiumin “Renzo Barbera”. Fituesi luan me fituesin e Portugali- Turqi. Në mes një biletë ‘Katar 2022’
Kreu i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur në play-off për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Gjysmëfinalja e fqinjëve lindor me disa shqiptarë në grup, do të jetë me Italinë. Sifida e vetme mes tyre do të luhet më 24 mars në Palermo.
Milevski në konferencë shtypi teksa publikoi listën:
“Sinqerisht ekipi i Maqedonisë nuk di të mbrohet, jo nuk di, të mos keqkuptohem, por nuk di të rreshtohet vetëm në mbrojtje dhe të luaj lojë pasive.
E kemi treguar në të gjitha 7 ndeshjet që i kemi luajtur në këto kualifikime. Dëshira e këtij ekipi është të ketë dominim në lojë. Gjithsesi nuk është njësoj të luash njësoj me çdo ekip. Tani bëhet fjalë për kampionin e Europës”, deklaroi Goran Milevski.
Lista e Maqedonisë së Veriut:
Portierë: Dimitrievski (Rayo Vallecano), Siskovski (Doxa), Naumovski (Shkupi)
Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Velkovski (Rijeka), Musliu (Ingolstadt), Ristevski (AEL), Alioski (Al-Ahli), Todoroski (Sered), Ashkovski (Sepsi), Serafimov (ZTE)
Mesfushorë: Ademi (Dinamo Zagreb), Elmas (Napoli), Bardhi (Levante), Spirovski (MTK Budapest), Kostadinov (Piast), Atanasov (Hajduk Spalato), Rakip (Malmo), Nikolov (Sherif), David Babunski (Debrecen)
Sulmues: Jahovic (Goztepe), Milan Ristovski (Spartak Trnava), Miovski (MTK Budapest), Churlinov (Schalke), Trajkovski (Al-Fayha), Ethemi (Istanbulspor), Dorian Babunski (Debrecen)