Ukraina kërkon shtyrje të play off-it me Skocinë

Federata e Futbollit të Ukrainës mësohet se i ka kërkuar FIFA-s dhe UEFA-s që të shtyhet ndeshja e play off-it për Kupën e Botës me Skocinë, e planifikuar që të luhet në fund të muajit mars.

Vendi i përfshirë në luftë, thotë se muaji qershor mund të jetë perfekt për të luajtur ndaj Skocisë e më pas (nëse kalon) me fituesen e çiftit Uells-Austri.

Natyrisht në rast se do të ndodhë shtyrja e sfidës së kërkuar nga Ukraina, me shumë gjasa do të shtyhet dhe përballja tjetër gjysmëfinale Uells-Austri. Në mes një biletë për në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndërkaq me përjashtimin e Rusisë , vendi i tretë në grupin H, Sllovakia, ose e treta më e mirë Norvegjia, janë obsioe në tavolinë. Por Rusia duket se veç luftës në Ukrainë ka bërë çorap edhe kalendaret e FIFA-s dhe UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!