Finale DFB, Leverkusen për trofeun e dytë sezonal

Në ‘Olympiastadion’ të Berlinit pas pak (20:00) finalja e Kupës së Gjermanisë. Ish ekipi i legjendarit Andreas Breme (Bundesliga 2),përballë Leverkusenit kampion në Bundesligë.
Pas humbjes në Europa League ndaj Atalantës (3-0), Bayer Leverkusen ka shansin të bëjë një dopietë, pas Bundesligës, me DFB Pokal.
Përballë do të jetë Kaiserslautern, zbulimi i turneut, në aktin e fundit të Kupës së Gjermanisë.
Më poshtë formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Kaserslauten: Krahl; Pushaçz, Elvedin, Tomiak, Zimer; Rashl, Kaloç; Redondo, Riter, Zolinski; Hansilik. Tr: Friedhem Funkel
Leverkusen: Hradecki; Kosounou, Tah, Trapsoba; Frimpong, Andrih, Granit Xhaka, Grimaldo; Hofman, Virc; Patrik Shik. Tr: Çabi Alonso