Mundi në finale Rejnxhers, Selltik fiton Kupën e Skocisë

Finale e Kupës së Skocisë: Selltik- Rejnxhers 1-0 (Idah 89′)

Në ‘Hampden Park’ u luajt këtë pasdite finalja e Kupës së Skocisë ndërmjet Selltikut dhe Gllazgou Rejnxhers.

Dy të mëdhatë e vendit verior të Britanisë së Madhe pasi mbyllën kampionatin (Selltik kampion) u ndeshën sërish në derbi mes tyre duke dhënë spektakël në fushë. Edhe pse Selltik ishte më kërkues goli i shënuar i tyre erdhi vetëm në minutën e 89′ nga Adam Idah pas gabimit të portierit Xhek Batlënd.

Më herët ‘bluve’ i’u anullua një gol për faul në zonë. Një sezon i dështuar i tyre ndërsa Selltik vijon të dominojë pasi edhe këtë edicion e mbylli me dy trofe të fituar. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!