Perla e Xhakës, Leverkusen fiton DFB e dytë

Finale DFB-Pokal: Kaiserslautern- Leverkusen 0-1 (Granit Xhaka 17′)

Leverkusen vijon me mrekullitë e tij. Pas fitores së Bundesligës, këtë mbrëmje në Berlin ngre në ‘qiell’ edhe trofeun e dytë të rëndësishëm, Kupën e Gjermanisë.

Në fushë ende pa u luajtur gjysma e fraksionit të parë, një eurogol i Granit Xhakës në minutën e 17-të, figuroi vendimtar teksa qëndroi i pa lëkundur deri në fund duke i dhënë trofeun ekipit të Çabi Alonsos. Të dytin në historinë e klubit ‘aspirina’.

Në fakt kampionët e Bungesligës e kanë nisur me furi dhe pasi shënuan dominuan përgjatë gjithë minutave të pjesës së parë mirpo një episod në fund të kësaj pjese (Kosounou) bëri që skuadra të mbetej me një futbollist më pak.

Në pjesën e dytë asgjë nuk ndryshoi dhe Bayer Leverkusën fiton Kupën DFB-Pokal. Të gjithë në festë…/ Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!