Santos: Lista? Portugalia do biletën e ‘Katar 2022’

“Ka ardhur koha për të fituar. Të qenit i pranishëm në Kupën e Botës është fokusi ynë. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi.”

Kështu e ka nisur konferencën e prezantimit të listës për fazë play off të ‘Katar 2022’ trajneri i Portugalisë Fernando Santos. Më 24 mars luzitanët do të përballen me Turqinë në Porto dhe në rast fitoreje do të luajë biletën e Botërorit me fituesin mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tekniku ecën:

Nuk është koha më e vështirë që kam qenë këtu, por ne kemi një objektiv, duhet ta arrijmë biletën. Është shumë e rëndësishme për popullin tonë. Ne luajmë për Portugalinë. Është interesante se si mbaruan biletat për në Dragao që një muaj më parë.

Duhet të mendojmë më pak individualisht dhe të fokusohemi në atë që është ekipi dhe të fitojmë gjysmëfinalen.Turqia ka lojtarë cilësorë që luajnë në liga të mëdha. Ata janë shumë agresivë dhe priren të prishin lojën. Portugalia niset padyshim si favorit. Duhet të kemi respekt, por jo frikë.

Nuk mund të mendojmë se jemi më të mirët në botë, por as nuk mund të jemi të stresuar”, përfundoi ai.

Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Santos.

Immagine

 Portierë: Rui Patricio, Anthony Lopes, Diogo Costa. Mbrojtës: Ce’dric, Diogo Dalot, Joao Cancelo, Goncalo Inacio, José Fonte, Pepe, Nuno Mendes, Raphael Guerreiro. Mesfushorë: Danilo, Ruben Neves, William Carvalho, Bruno Fernandes, Joao Moutinho, Matheus Nunes, Bernardo Silva. Sulmues: André Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Goncalo Guedes, Joao Felix, Rafael Leao. Trajner: Fernando Santos./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!