Mançester Junajtid fiton Kupën e Anglisë, Siti thyhet në Londër

Finalja e FA CUP numër 143, fitohet nga Mançester Junajtid (e 13-ta)

Mançester Siti-Mançester Junajtid 1-2 (Doku 87′ / Garnaço 30′, Maino 39′)

Në ‘Wembley’ në prani të afro 84 mijë tifozëve Mançester Junajtid i trajnerit Erik ten Hag mposhti 1-2 Mançester Sitin në finalen e kompeticionit më të vjetër në botë FA Cup.

‘Djajtë’ e nisën me një formacion dhe rreshtim mbrojtës por më pas në pak minuta bëhën “vrasës” teksa minojnë lojën e Sitit dhe shënojnë dy herë me Garnaço (30′) dhe 19 vjeçarin Maino (39′) duke vëndosur në favor fatet e finales.

Në pjesën e dytë dominimi i ‘Qytetarëve’ ishte asfiksues mirpo të kuqtë nën sytë e ish trajnerit legjendar të tyre Aleks Ferguson, i’a dolën të mbanin shifrat fituese deri në fund.

Në fakt kampionët e Anglisë e shkurtuan diferencën 3 minuta nga fundi me Doku por pa mundur të barazonin shifrat. Kështu Junajtid arrin të fitojë këtë trofe i cili veç suksesit që mbart, i jep të drejtën Mançester Junajtid të marrë zyrtarisht një biletë në Europa League./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!